Përfaqësuesi i përhershëm rus në OKB Vasilij Nebenzja, ka shprehur vërejtje ndaj ministrit të jashtëm Konjufca për vendosjen në prapavijë ë video-mbledhjes së KS të OKB-së të flamurit të shtetit të papranuar të Kosovës.
Ambasadori rusj Nebenzja me këtë rast ka përmendur rregullën 39 sipas të cilës iu lejohet adresimi personave, duke cilësuar vendosjen në prapavijë të flamurit të Kosovës gjatë fjalës së Konjufcës në video-mbledhje si të pashembullt.
“Dua të përkujtoj zotëri Konjufcën që të flas në harmoni me rregullën 39 të procedurës së KS të OKB, që ju tl ju ofroj bashkëpunëtorëve të sekretariatit apo personave tjerë që konsideron kompetent për çështje konkrete të japin informata apo ofrojnë ndihmë tjetër për çështjet që shqyrtohen që janë në përgjegjësi të tyre. Në lidhje me këtë duam që të lusim sekretariatin që të gjithë që në harmoni me këtë rregull flasin në mbledhje të KS – cilat janë simbole janë adekuat e cilët nuk janë”, tha Nebenzja.
Nebenzja tha se ka dëgjuar më vëmendje Konjufcën dhe duke shikuar flamurin prapa tij nuk ka mundur assesi të kuptoj çfarë flamuri është. Duke gjykuar për ngjyrat ka thënë zyrtari rus kjo mund të ishte flamur suedez, apo ukrainas apo nga Barbadosi, apo pas bëhet fjalë për Ballkanin i Bosnjës dhe Hercegovinës.
Të përkujtojmë se KS i OKB-së ka mbajtur video-mbledhje në të cilën është prezantuar raporti i rregullt i UNMIK-ut për Kosovën. Vendimi rreth vendosjes në rend dite të këtij raporti në mbledhjen e KS të OKB e ka marr kryesuesja aktuale Republika Domenika që kryeson aktualisht Këshillin.
Mbledhja ishte përmes lidhjes video-lidhjes ku është diskutuar edhe për pandeminë Covid-19.