FOTO&VIDEO

Reagimi i fortë i Parashqevi Simakut: Prej 10 muajsh emri im përdoret si tabelë qitjeje, por mua..

Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, ka thyer heshtjen pas akuzave dhe shpifjeve që prej disa muajsh qarkullojnë për të në rrjetet sociale dhe disa media online.

Me një reagim të gjatë në profilin e saj, ajo shprehet se nuk do të lejojë askënd ta përdorë emrin e saj për qëllime të ulëta dhe se publiku e njeh mirë figurën dhe karrierën e saj.

“Prej 10 muajsh, emri im është përdorur si tabelë qitjeje nga njerëz që përpiqen të tërheqin vëmendje përmes shpifjeve dhe të pavërtetave. Asnjëherë nuk e kam menduar se do të më duhej të reagoja për gjëra kaq të ulëta, që nuk kanë asnjë lidhje me realitetin”, shkruan Simaku.

Këngëtarja kujton se kjo nuk është hera e parë që përballet me mllef e paragjykime. “Edhe në vitet 1985–1988 flitej për mua – për çmimet që kisha fituar me shumë punë, përkushtim dhe sakrifica – por shumë nga ata flisnin me mllef dhe zili. Edhe atëherë, si sot, zgjodha të mos ndalem.”

Mesazhi i saj është i qartë: “Mua nuk më bëni dot asgjë. Publiku im më njeh prej vitesh dhe e di shumë mirë kush jam, çfarë kam dhënë dhe çfarë përfaqësoj. Nëse për disa klikime zgjedh të ulësh dikë tjetër me shpifje, jini të sigurt: në atë moment, e ulni vetëm veten. Unë vazhdoj rrugën time me dinjitet dhe të vërtetën në krah. Kjo është forca ime.”

Kujtojmë se për një kohë të gjatë, këngëtarja ishte zhdukur nga sytë e publikut shqiptar, për t’u rikthyer vitin e shkuar në një formë që askujt s’ja kishte marrë mendja.

Simaku u pa në kronikën e televizionit amerikan “ABC 7” duke marrë ndihma vullnetare. Video, që u pasua me reagimin e mijëra shqiptarëve dhe që u kthye padyshim në kryefjalë të mediave.

Parashqevi Simaku u largua nga Shqipëria menjëherë pas rrëzimit të komunizmit me ëndrrën e madhe për të prekur Hollywood-in.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Osmani dekreton shpërbërjen e Kuvendit: Vendi shkon në zgjedhje

Presidentja e Kosova, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen…

2 orë ago
  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

12 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

13 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

13 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

14 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

14 orë ago