Një figurë e lartë e Hamasit tha për mediat e huaja se grupi ka të ngjarë ta refuzojë planin e paqes të propozuar nga presidenti amerikan Donald Trump, duke deklaruar se ai i shërben interesave të Izraelit dhe injoron interesat e popullit palestinez.
Sipas zyrtarit të Hamasit, grupi nuk ka gjasa të pranojë çarmatimin dhe dorëzimin e armëve, një nga kushtet kryesore të planit të Trumpit.
Gjithashtu, Hamasi thuhet se kundërshton vendosjen e një Force Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza, të cilën e sheh si një formë të re të okupimit.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e ka pranuar planin e Trumpit gjatë bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë të hënën. Ndërkohë, Hamasi nuk ka dhënë ende një përgjigje zyrtare.
Ministria e Jashtme e Katarit ka deklaruar se Hamasi është duke e shqyrtuar propozimin e Shtëpisë së Bardhë “në mënyrë të përgjegjshme”.
Një zyrtar i lartë palestinez me njohuri mbi bisedimet e Hamasit tha se në to janë të përfshirë udhëheqës të grupit brenda dhe jashtë Gazës.
Komandanti ushtarak i Hamasit në territor, Ez al-Din al-Haddad, mendohet se është i vendosur të vazhdojë luftën në vend që të pranojë planin. Figurat e Hamasit jashtë Gazës janë lënë kohët e fundit mënjanë nga diskutimet, pasi nuk kanë kontroll të drejtpërdrejtë mbi pengjet.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…