Qytetarët e komunës së Klinës janë shprehur të jenë kundër ndërtimit të fabrikës së çimentos, të cilët madje kanë bërë edhe një fushatë përmes rrjete sociale.
Derisa kryetari i kësaj komune, Zenun Elezaj, përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare ka reaguar ndaj disa mediave të cilat sipas tij kanë lakuar edhe emrin e tij.
Elezaj ka thënë se ka takuar në lidhje me këtë çështje vazhdimisht qytetarët, duke iu ofruar përkrahje ndaj vullnetit dhe kërkesave të tyre. Derisa ka thënë se pëlqimi për ndërtimin e kësaj fabrike e ka dhënë qeverisja e kaluar.
Ky është reagimi i plotë:
Të dashur qytetarë, jeni ju ata që me anë të votës së lirë, më keni dhënë besimin e të parit të Komunës, nga e cila pozitë me pastaj të mbroj interesat e të gjithë juve, pa më të voglin dallim partiak apo çfarëdo qoftë.
Jam zgjedhur që të menaxhoj taksat e paguara nga ju në mënyrën e duhur, e duke i dëgjuar e shqyrtuar kërkesat e nevojat e arsyeshme të juaja, taksat e juaja të i drejtoj në projekte të cilat burojnë nga nevoja për një jetë më të mirë për të gjithë ne.
Është përmendur se për ndërtimin e fabrikës se çimentos është dhënë pëlqimi nga Komuna e Klinës.
Fillimisht sqaroj se Komuna më datë 26.12.2015, në kohën kur Komunën e ka udhëhequr PDK, Kuvendi Komunal ka miratuar Planin Zhvillimor Komunal (PZHK), ku në bazë të këtij plani Komuna edhe gjatë qeverisjes së kaluar ka pasur kërkesa dhe përgjigje të njëjta.
Duke u bazuar në këtë Plan Zhvillimor, Komuna mund të lëshoj pëlqim VETËM PËR RREGULLIMIN E DOKUMENTACIONIT PËR APLIKIM dhe për përputhshmërinë e aktiviteteve minerare me PZHK-në, ritheksoj të miratuar në kohën kur Komunën e ka udhëhequr PDK.
Të bashkangjitur e keni edhe një përgjigje që Komuna i ka dhënë kompanisë Sh.P.K. “KLINA-CEM” në tetor të vitit 2017, kur Komuna udhëhiqej nga PDK. Më saktësisht, atëkohë unë isha në balotazh si kundërkandidat i ish Kryetarit të Komunës. Pra në kohë fushate.
Akoma më keq, janë faktet të pamohueshme, plotësisht të vërteta dhe të argumentuara, se reagimet e Partisë Demokratike të Kosovës-Dega në Klinë kinse në mbrojtje të natyrës së bukur të qytetit e kundër ndërtimit të fabrikës, janë patetike, aspak të sinqerta dhe kundërshtuese ndaj vetvetes.
Kjo sepse në përgjigjen e Komunës të vitit 2017 dhënë kompanisë së lartcekur, askund nuk kundërshtohet ushtrimi i kësaj veprimtarie.
Aty thuhet qartë se “Komuna e Klinës lidhur me këtë pronë nuk ka ndonjë interes…”, duke lënë hapësirë të kuptohet pajtimi për fillimin e kësaj veprimtarie.
Madje, ish Kryetari i Komunës në vitin 2016 gjatë një takimi me përfaqësues të një konsorciumi të kompanive shqiptaro-sllovene, kishte shprehur pajtimin në parim që të ndërtohet fabrika e çimentos në Klinë, duke e vlerësuar projektin si mjaftë serioz dhe të dobishëm.
Tash anëtarët e PDK-së kanë vlerësim krejt të ndryshëm, duke trumbetuar me të madhe të kundërtën e asaj që dikur e shihnin si sukses.
Arsyet e qëllimet ata i dinë. Le të mbetet në ndërgjegjen e tyre morale, qytetare e njerëzore.
Dua të theksoj se,
Është i vërtetë fakti që ajo fabrikë mund të sjellë punësim mund të sjellë edhe dobi ekonomike, por të nderuar qytetarë, ta keni të qartë se unë, ZENUN ELEZAJ, Kryetar i Komunës së Klinës, i zgjedhur direkt nga vullneti i popullit, jam në shërbim të juaj dhe do të punoj duke e respektuar gjithmonë vullnetin tuaj.
Andaj personalisht do të angazhohem që kërkesat tuaja të i drejtoj në organet kompetente vendimmarrëse për lëshimin e lejeve për një aktivitet të tillë, që sipas ligjit për Miniera dhe Minerare kompetenca i takon Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerare dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Klina nuk është e një Kryetari as e një individi, është e të gjithë qytetarëve.
Jemi ne që qeverisim, por jeni JU ata që vendosni si.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…