Aktori legjendar Robert De Niro ka reaguar publikisht pasi vajza e tij, Airyn, doli hapur si transgjinore në një intervistë për revistën “Them” më 29 prill.
“E kam dashur dhe mbështetur Aaron-in si djalin tim, dhe tani e dua dhe mbështes Airyn-in si vajzën time. Nuk e kuptoj pse bëhet kaq zhurmë,” tha aktori fitues i Oscar-it për People. “I dua të gjithë fëmijët e mi.”
Airyn, 29 vjeçe, është një nga shtatë fëmijët e De Niros dhe vjen nga lidhja e tij me aktoren Toukie Smith, me të cilën ka edhe binjakun Julian.
Në rrëfimin e saj emocional, Airyn foli për ndjesinë e të jetuarit “në hije” dhe sfidat me disforinë trupore gjatë rritjes.
“Gjithmonë më thoshin që isha ose shumë, ose jo mjaftueshëm për diçka: shumë e madhe, jo mjaftueshëm e dobët. Jo mjaftueshëm e zezë, jo mjaftueshëm e bardhë. Shumë femërore, jo mjaftueshëm mashkullore,” tregoi ajo. “Asnjëherë nuk më thanë thjesht: ‘Je tamam ashtu siç je.’”
Airyn nisi terapinë hormonale në nëntor të vitit të kaluar dhe sot synon të jetë frymëzim për të tjerët që nuk ndihen përfaqësuar në hapësirat publike.
“Do të doja të isha frymëzim të paktën për një person si unë, që është i zi, queer, me trup më të madh, dhe që nuk përputhet me imazhin e modeles klasike,” tha ajo.
Ajo gjithashtu është duke studiuar për të qenë këshilluese për shëndetin mendor dhe angazhohet për të ofruar mbështetje ndaj personave me ngjyrë dhe komunitetit LGBTQ+.
Për ata që e kanë cilësuar si “nepo baby” (fëmijë të famshëm që përfitojnë nga emri i prindërve), Airyn ka një përgjigje të qartë:
“Babai gjithmonë na ka nxitur të ndjekim rrugën tonë. Dua që çdo sukses i imi të vijë nga meritat e mia.”
Robert De Niro ka shtatë fëmijë: Drena (53) dhe Raphael (48) me ish-bashkëshorten Diahnne Abbott; binjakët Julian dhe Airyn (29) me Toukie Smith; Elliot (27) dhe Helen Grace (13) me ish-gruan Grace Hightower; dhe vogëlushen Gia, 2 vjeçe, me partneren aktuale Tiffany Chen.
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…
Azerbajxhani po evakuon diplomatët e tij nga Irani, tha të premten ministri i Jashtëm Jeyhun…
Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur një muaj paraburgim për reperin Moss dhe dy të…