Ministri në largim i Tregtisë, Endrit Shala, ka thënë se “nuk ia vlen” të sqarohet për sulmin fizik të tij ndaj gazetarit të portalit Indeksonline, Ensar Ramadanit.
Shala, i cili grushtoi të martën në mbrëmje gazetarin Ramadani, i ka thënë Insajderit se “janë rrena” raportimet e mediave për sulmin ndaj gazetarit të Indeksonline.
“Kush e ka sulmuar gazetarin?”, ka pyetur Shala. “Po ti shkruaje lajmin, çka po më thirrë mua me më pyet. Nuk ia vlen me më thirrë mua për këto far rrenash”.
Gjersa gazetari ishte në detyrën e tij, me bexhin zyrtar të punës, Endrit Shala e ka goditur në fytyrë pa asnjë arsye gazetarin e Indeksonline të martën.
Siç raporton portali Indeksonline, gazetari po përcillte nga afër në QKUK gjendjen e zyrtarit tjetër të Nismës, Luan Malokut.
“Aty ka ardhur Endrit Shala i cili i ka kërkuar telefonin gazetarit Ramadani. Duke e ditur që ministri Shala nuk është polic, gazetari jonë nuk i ka dhënë telefonin atij, ai e ka sulmuar fizikisht duke e goditur në fytyrë”, shkruan Indeksonline.
Madje, sulmi fizik ka ndodhur në prezencë të Policisë te cilët nuk kanë reaguar fare, por vetëm i kanë thënë gazetarit të largohet nga aty, vijon shkrimi.
Forcat Ajrore Izraelite kanë publikuar imazhe që konfirmojnë shkatërrimin e dy avionëve luftarakë iranianë F-14…
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka refuzuar të përjashtojë vrasjen e Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ayatollah…
Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu është renditur e treta në Kampionatin Botëror të këtij sporti,…
“Me çdo akt shtypjeje, çdo pikë gjaku të derdhur, çdo krim kundër njerëzimit, Izraeli po…
Ish-politikani dhe shkrimtari serb Vuk Drashkoviq ka thënë se Kisha Ortodokse serbe nuk e ka…
Aeroplanmbajtësja amerikane USS Nimitz është nisur drejt Lindjes së Mesme, ku do të stacionohet, teksa…