POLITIKE

Reagon AKK: Kryeministër u kërko falje kryetarëve të komunave

Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës, reagon ndaj deklaratave të Kryeministrit të Kosoves Albin Kurti i cili i akuzoi Kryetarët e Komunave për politikë anti shtetërore dhe ku në mes tjerash KM Kurti tha që “bojkoti që të mos dorëzohen listat, s’është thjesht politikë anti-qeveritare, por është politike anti-shtetêrore”.

Sipas tyre, kjo qasje e Kurti ndaj tyre nuk është qasje që i duhet Kosovës as momentumit.

“Poashtu Ju rikujtojmë që punëdhënës i punëtorëve komunalë është Komuna dhe jo Qeveria kurse Ministria e Financave vetëm proceson pagesat sepse vendimmarrës për buxhetet komunale janë vetë komunat”, thuhet në reagimin e tyre.

Sipas tyre, si mund të bëjnë politikë anti shtetërore Kryetarët e Komunave ku secili nga ata ka një veprimtari të begatë në shërbim të atdheut dhe kombit me dekada të tëra e që shumë nga ata edhe luftëtarë lirie si dhe familjarë dëshmorësh që kanë derdhur gjakun për shtetin e Kosovës.

“Me gjithë këtë kontribut të kryetarëve, është FYERJE t’i cilësosh Kryetarët e Komunave si anti shtetit të Kosovës. Pra, Kryetarët e Komunave kanë sakrifikuar shumë për shtetin, duke mos kursyer asgjë. Nuk ka asnjë logjikë që një njeri që ka luftuar për vendin e vetë të punojë kundër shtetit”, thuhet tutje në reagim.

Sipas tyre, kryetarët e Komunave vetëm po kërkojnë ligjshmëri dhe funksionim të ndarë mes niveleve të qeverisjes në Kosovës në harmoni me Kushtetutën.

“Prandaj, Kryeministër Kurti e ke obligim moral dhe institucional t’u kërkosh falje Kryetarëve të Komunave dhe mos të nxitësh edhe situata tjera për të cilat Kryetarët nuk kanë asnjë përgjegjësi”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

6 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

10 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

12 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

23 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

1 ditë ago