Ministrja e re e Drejtësisë, Albulena Haxhiu përmes një postimi në Facebook ka reaguar lidhur me situatën në vend.
Haxhiu tregon se Qeveria e Kosovës dhe institucionet tjera po vazhdojnë të bëjnë punën në mënyrën më të mirë të mundshme, dhe kjo, sipas saj po rezulton me pasojat e vogla nga ky virus.
Tutje, ajo zbulon se PLAN-i (PDK-LDK-AAK-NISMA) ka tendenca për përhapje të panikut dhe përçarjes në vend.
Ja shkrimi i saj:
Institucionet po vazhdojnë të bëjnë punën në mënyrën më të mirë të mundshme. Menaxhimi i duhur i kësaj situate është qelësi i pasojave të vogla nga ky virus. Qasja e duhur e Qeverisë e kombinuar me disiplinën e qytetarëve është ilaçi më i mirë.
Ndërkaq, qytetarët, partitë e PLAN-it, do t’i mbajnë në mend vetëm për tendencën e përhapjes së panikut dhe përçarjes në këtë kohë pandemie, në vend që të ishin krah institucioneve dhe të ndihmojnë në këto ditë të vështira. Ata që dështuan të krijojnë situata të jashtëzonshme në letër, dje u përpoqën të nxisin incidente në terren.
Të dashur qytetarë,
ruajeni qetësinë, shmangni deklaratat e tyre me motive përçarëse dhe vazhdoni t’i besoni atyre që po bëjnë çmos për të shpëtuar jetët e njerëzve, stafit mjekësorë e poashtu edhe policisë, ashtu siç keni bërë deri tash.