POLITIKE

Ish-kryediplomati serb: Perëndimi do ta detyrojë Serbinë ta njohë Kosovën

Ish-ministri i Punëve të Jashtme i ish-Jugosllavisë, Vladislav Jovanoviq thotë se Perëndimi duhet ta shpejtojë zgjidhjen e pikave nevralgjike në Ballkan. Ai beson se Perendimi ka një mënyrë për ta bërë Serbinë që ta njohë pavarësinë e Kosovës, ndërsa e përmend Republika Srpskan si faktor të rëndësishëm në këtë çështje, transmeton Gazeta Express.

“Perëndimi është aktualisht më i angazhuar në BeH, duke dashur ta izolojë RS-në, ta detyrojë atë të tërhiqet nga ato që beson se janë kërkesa radikale dhe të ushtrojë presion mbi Serbinë, duke pasur parasysh ndjeshmërinë e saj, si për shkak të zgjedhjeve, ashtu edhe për shkak të Kosovës”, tha Jovanoviq.

Sipas tij, Perëndimi dëshiron ta detyrojë Serbinë që ta pranojë situatën që e krijuan sa më parë – ta njohë Kosovën dhe kështu të pushojë së ekzistuari si faktor destabilizues në Ballkan.

Ish-diplomati serb përmendi disa arsye sipas tij për prezencën e shtuar ndërkombëtare në rajon, ndërsa shton se Britania, sipas tij, e konsideron veten specialiste për çështjet e Ballkanit dhe tradicionalisht dhe vazhdimisht ka qenë prezente për shekuj me radhë në mënyrë të dukshme dhe të padukshme.

“Ajo përvojë e pasur historike, njohuri dhe aftësi për të përdorur avantazhet dhe kontradiktat tani po përdoren në drejtim të interesave më të gjera të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve perëndimorë”, tha Jovanoviq.

Ai tha se dialogu filloi me një qëllim të vetëm – normalizimin e marrëdhënieve, që do të thotë se Serbia e njeh pavarësinë e Kosovës dhe shtoi se çdo gjë tjetër është e parëndësishme si për Perëndimin ashtu edhe për Kosovën, transmeton Express.

“Dhe pritjet tona që asgjë të mos zgjidhet rrënjësisht, por që dialogu do t’i kushtohet përmirësimit të jetës së serbëve dhe zgjidhjes së çështjeve praktike lidhur me kontaktet dhe bashkëpunimin mes nesh dhe Prishtinës, nuk janë me interes për Perëndimin”, tha ai.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

7 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

21 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago