Drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuric ka reaguar për takimin e politikanit serb, Sulejman Ugljanin si përfaqësues i pakicës boshnjake me kandidatin për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti.
Në deklaratën e tij për mediet serbe, Djuric tha se gjatë këtij takimi, Ugljanin nuk foli sot në emër të boshnjakëve në rajonin e Rashkës pasi që këta qytetarë janë besnikë ndaj atdheut të tyre, Serbisë.
“Jam i sigurt se bashkëqytetarët tanë boshnjakë kanë turp për nënshtrimin e Ugljanin ndaj Kurtit dhe se ata nuk duan që ai të tërhiqet në ndonjë kombinator brenda projektit të krijimit të të ashtuquajturës Shqipëria e Madhe. Boshnjakët në rajonin e Rashkës janë qytetarë besnikë të Serbisë, kështu që Suleiman Ugljanin nuk foli sot me Albin Kurti në emër të tyre”, ka thënë Djuric.
Drejtori serb i zyrës për Kosovën vlerësoi se ky takim midis Kurtit dhe kryetarit të Partisë së Aksionit Demokratik të Sanxhakut është një zhgënjim nga ana e Ugljanin i cili, sipas tij mori gjithçka nga Serbia duke përfshirë funksionin e tij ministror, në mënyrë që ai të jetë i fundit që do të flas për privimin e boshnjakëve të Serbisë, për çka foli sot.
“Një takim i tillë i Ugljanin me e Kurtin është një veprim i bllokimit më të thellë njerëzor dhe moral të një njeriu që mori gjithçka nga Serbia, përfshirë funksionin e tij ministror, në mënyrë që ai të jetë i fundit që flet për privimin e pretenduar të boshnjakëve në vendin tonë. Është e vërtetë që Ugljanin ishte diskriminuar nga Serbia, por pozitivisht, sepse ai meritonte padrejtësisht departamentin e ministrisë dhe punët që kishin të bënin me zhvillimin rajonal, dhe në atë post ai nuk tregoi asgjë tjetër përveç paaftësisë”, përfundoi Djuric.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është takuar me kryetarin e Partisë së Aksionit Demokratik të Sanxhakut, Sylejman Ugljanin i cili kërkuar nga Kurti një status special për Sanxhakun.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…