POLITIKE

Reagon ashpër Geci, e quan Thaçin “kryekriminel”, ka dy fjalë edhe për Sami dhe Mërgim Lushtakun

Halil Geci, ka reaguar ashpër për fotografinë e presidentit Hashim Thaçi të vendosur në Kuvendin e Kosovës, prapa kryetares Vjosa Osmani.

Këtë fotografi e vendosi djali i Sami Lushtakut, deputeti i Kosovës, Mërgimi, që Geci e quan “Mërgimi i vogël”.

Geci përmes një shkrimi në Facebook, thotë se përkrahja e Hashim Thaçit nga Sami Lushtaku dhe i biri i tij, Mërgimi është në kundërshtim të drejtpërdrejt me familjen Jashari dhe me një numër të madh të Prekazit e Llaushës.

Sipas tij, kjo do të thotë se lidhjet e krimit i kanë bashkuar për të rezistuar dhe për të qëndruar në këmbë.

Geci pyet se a do të mund të i qëndrojnë drejtësisë?

Ai madje thotë se mbetet të shihet edhe nga Gjykata Speciale se kush ka dhënë urdhra për të vrarë njerëz me porosi e nga kush i kanë marrë porositë, nga UDB-ja a nga DGSE.

Geci e quan kryekriminel Hashim Thaçin, për të cilin thotë se dyshohet që ka dhënë urdhër me pagesë për vrasjen e shumë të afërmve të deputetëve që sot janë në Kuvendi e Kosovës.

Lexojeni shkrimin e plotë:

Perkrahja e kryekriminelit Hashim nga Sami Lushtakut dhe i biri tij i pa djallezuar Mergimi është në kundershtim drejtperdrejt me familjen Jashari me një numër të madh të Prekazit dhe të Llaushës, kjo jep me tregua se lidhjet me krimin i kan bashkuar kriminelet, për të rezistuar dhe për të qëndruar në këmbë…..!

A do te munden te ju qendroj drejtsis të …..! Për ato qka kanë bërë nese kanë bërë mbetet të shihet.

Sikurse që mbetet të shihet nga gjykata speciale se kush ka dhënë urdhra për të vrarë njerëz me porosi nga kush sigurimi i kan marrë porosit, nga UDB-ja a DGES-i Francez.

Këta si duket kan bërë ndonjë studim shkencor se nuk ua len….! as ligji i popullit.

I biri i Sami Komandantit Mergimi ua ka vendosur foton e kryekriminelit që dyshohet për urdher dhënjet me pagesë për vrasjen e shumë të afermeve të deputetve që sot janë në kuvend.

Mergimi i vogël e i pa djallezuar ndjehet krenar dhe e qet gjoksin si quran kinse kam bërë punë.

Faji nuk është veq i tyre por i shumë deputetve….. të LDK-s që dje e votuan e sot po ja zen frymen demokracis dhe vendit tonë të izoluar nga e tërë bota demokratike.

Ajo që nuk ka fijen e fajit në përlament është Vjosa e cila ka protestuar, është ikur, dhe se ka votuar të zezën e kombit ,sot atyre që dje e votuan kryekriminelin për Kryetar po ju këthehet bumerangë parasyshë si në filma horror vrasesi me duar në K….! E me kalem në dorë duke ju thanë ma hëngshi ….! Se kur te dua ju vras dhe ju qkerdhej.

Ani kushë një polar prej Broje dhe nja tre kater qenefa Drenice.

E ma se paku kisha pasur deshir që Samia të mos jet në atë mesë. Si duket Samia i ka përzier këmbët dhe nuk ka ku ikë…..!?

Faji është i imi pse unë kam gabuar që në parlament e kam perkrahur një vajzë, e nuk e kam perkrahur një djalë që sot Fotografia e kryekriminelit Hashim do kishte përfunduar në QENEF.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

14 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

17 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

17 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

19 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

19 orë ago