Ish-Kryeministri Ramush Haradinaj ka reaguar për letrën e publikuar sot të Kryeministrit Albin Kurti të cilën ish-kryeministrit Thaçi ia kishte dërguar sekretarit të atëhershëm të NATO-s Ander Fogh Rasmussen.
Haradinaj ka thënë se FSK-ja ka mandat të plotë në tërë territorin e Kosovës përfshirë veriun.
“Për të evituar populizmat dhe shqetësimet e ngritura sot rreth letrës 2013, dhe implikimeve të mundshme ligjore e Kushtetuese, siguroj qytetarët e Kosovës se sot FSK-ja ka mandat të plotë në tërë territorin e Kosovës, pa asnjë kufizim”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Haradinaj ka thënë se në janar të vitit 2019 i ka shkruar letër Sekretarit të tanishëm të NATO’s Jens Stoltenberg ku e ka njoftuar për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës.