Kompania A e Regjimentit të dytë të Forcave Tokësore, ka realizuar sot marshimin kondicional “Shtegu i Lirisë” në malet e Pashtrikut, për të shënuar përvjetorin e rënies së Komandant Mujë Krasniqi dhe mbi 40 dëshmorëve tjerë të cilët ranë heroikisht me 14 Dhjetor 1998.
Kjo datë shënon edhe 3 vjetorin e mandatimit të FSK-së në Ushtri. Krahas pjesëtarëve të Kompanisë A, këtij aktiviteti ju bashkëngjitën edhe Zëvendëskomandanti i FSK Gjeneral major Enver Cikaqi, ZVKOMFT Kolonel Hysen Dreshaj, KOMR2K Nënkolonel Valdet Berisha ,oficer e nënoficer të FSK-së.
Pjesëtarët u njoftuan me sakrificat e luftëtarëve të lirisë dhe dëshmorëve të rënë, sakrifica këto që do të shërbejnë si frymëzim dhe motivim për gjeneratat e reja.