KRYESORE

Rebelët Houthi lënë “gjysmën e botës” pa internet, çaktivizojnë kabllot nënujore Evropë-Azi

Dëmi po shkakton ndërprerje të mëdha në komunikimet globale të internetit midis Evropës dhe Azisë, veçanërisht në vendet e Gjirit dhe Indi.

Rebelët Houthi të Jemenit vijojnë të mbeten problematik në Detin e Kuq, aty ku ka nisur edhe një mision i Perëndimorëve për t’i penguar ata që të bllokojnë rrugën më të frekuentuar tregtare, që kalon përmes kanalit të Suezit.

Së fundmi raportohet se Houthi-t kanë rrëzuar katër kabllo komunikimi nënujor midis Arabisë Saudite dhe Xhibutit.

Dëmi po shkakton ndërprerje të mëdha në komunikimet globale të internetit midis Evropës dhe Azisë, veçanërisht në vendet e Gjirit dhe Indi. Kabllot e dëmtuara i përkasin sistemeve AAE-1, Seacom, EIG dhe TGN.

Kablloja AAE-1 lidh Azinë Lindore me Evropën nëpërmjet Egjiptit, duke lidhur Kinën me Perëndimin. Sistemi Europe India Gateëay (EIG) lidh Evropën me Egjiptin, Arabinë Saudite, Emiratet dhe Indinë.

Sipas Globes, dëmi në aktivitetet e komunikimit vlerësohet të jetë i konsiderueshëm, por jo kritik, sepse kabllot e tjera kalojnë nëpër të njëjtin rajon që lidh Azinë, Afrikën dhe Evropën dhe nuk janë prekur. Riparimi i një numri kaq të madh të kabllove nënujore mund të zgjasë të paktën tetë javë dhe do t’i ekspozonte ata ndaj rrezikut të sulmeve nga Houthi-t.

Kompanitë do të detyrohen të kërkojnë kompani të gatshme për të kryer punën e riparimit dhe ndoshta të paguajnë një premium të lartë rreziku.

1-EIG (European India Gateëay) lidh Evropën Jugore me Egjiptin, Arabinë Saudite, Xhibutin, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Indinë. Kablloja nënujore u vendos nga Tyco Alcatel-Lucent me një kosto prej 700 milionë dollarësh dhe ishte kablloja e parë që shtrihej nga Britania e Madhe në Indi. Aksionet e EIG mbahen nga një konsorcium që përfshin AT&T, Saudi Telecom, Verizon dhe Bharat Sanchar të Indisë.

2-TGN Atlantic u krijua nga Tyco International në 2001 dhe iu shit kompanisë indiane Tata Communications në 2005 për 130 milionë dollarë.

3-Kablloja AAE-1, gjithashtu e prerë, lidh Azinë Lindore me Evropën nëpërmjet Egjiptit. Kablloja, e cila ka një kapacitet prej 40 terabajt në sekondë, lidh Kinën me Perëndimin përmes vendeve që i përkasin boshtit kino-iranian, duke përfshirë këto vende, Pakistanin dhe Katarin.

4-Kablloja Seacom lidh Evropën, Afrikën, Indinë dhe Afrikën e Jugut. Drejtues të lartë nga kompanitë ndërkombëtare të komunikimit dhe kabllove nënujore postuan raporte dëmtimi në Linkedin dhe X.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Trump: Putini mund të ndihmojë Iranin kundër SHBA-së dhe Izraelit

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se homologu i tij rus, Vladimir Putin, mund të…

32 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

“Blick” zbulon detaje shokuese nga ngjarja tragjike e para disa ditëve – Kush ishte personi që u lye me benzinë e i vuri flakën vetes brenda autobusit?

Ditë më parë Zvicra është tronditur nga një incident ku mbeten të vdekur 6 persona.…

36 minuta ago
  • KRYESORE

‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten, 13 mars, se do të ftojë…

4 orë ago
  • KRYESORE

Rama acarohet për Ballukun/ Nxirret jashtë kryeministrisë gazetarja Ambrozia Meta

Gazetarja Ambrozia Meta është nxjerrë jashtë nga kryeministria pas një debati që zgjati disa minutame…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Gjestin

Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një…

5 orë ago
  • KRYESORE

Netanyahu: Islami radikal është një kërcënim i madh për botën

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, deklaroi se “sunnizmi, shiizmi dhe islami radikal janë një kërcënim…

6 orë ago