Një person është arrestuar dhe dy të tjerë kanë rënë në pranga pasi kundërshtuan me forcë dhe goditën punonjësit e Policisë Rrugore.
Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi I. L., 30 vjeç, ndërsa janë shpallur në kërkim A. S., 22 vjeç dhe A. D. 30 vjeç.
Ka qenë fillimisht 30 vjeçari i cili për t’iu shmangur shoqërimit në komisariat duke qenë se po drejtonte makinën nën efektin e alkoolit, ka kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë.
Më pas dy pasagjerët kanë goditur punonjësit e policisë duke u shkaktuar dëmtime trupore, me qëllim që mos shoqërohej në Komisariat drejtuesi i automjetit,
“Shërbimet e policisë kanë mundur të vënë në pranga drejtuesin e mjetit,shtetasin I. L., 30 vjeç, banues në Bulqizë, i cili duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit, ka kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë duke mos i lejuar të kryenin testin e alkoolit dhe të mos shoqërohej në komisariat.
Ndërsa dy pasagjerët kanë mundur të largohen por janë identifikuar dhe shpallur në kërkim dhe konketisht shtetasit A. S., 22 vjeç dhe A. D. 30 vjeç, banues në Bulqizë, të cilët kanë goditur punonjësit e policisë duke u shkaktuar dëmtime trupore, me qëllim që mos shoqërohej në Komisariat drejtuesi i automjetit.”- njofton policia.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprat penale ” Goditje për shkak të detyrës”, “Kundërshtimi me forcë i punonjësit të policisë”, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.