FOTO&VIDEO

Refuzojnë testin e alkoolit dhe rrahin policët, një i arrestuar dy në pranga në Bulqizë

Një person është arrestuar dhe dy të tjerë kanë rënë në pranga pasi kundërshtuan me forcë dhe goditën punonjësit e Policisë Rrugore.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi I. L., 30 vjeç, ndërsa janë shpallur në kërkim A. S., 22 vjeç dhe A. D. 30 vjeç.

Ka qenë fillimisht 30 vjeçari i cili për t’iu shmangur shoqërimit në komisariat duke qenë se po drejtonte makinën nën efektin e alkoolit, ka kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë.

Më pas dy pasagjerët kanë goditur punonjësit e policisë duke u shkaktuar dëmtime trupore, me qëllim që  mos shoqërohej në Komisariat drejtuesi i automjetit,

“Shërbimet e policisë kanë mundur të vënë në pranga  drejtuesin e mjetit,shtetasin I. L., 30 vjeç,  banues në Bulqizë, i cili duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit, ka kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë duke mos i lejuar të kryenin testin e alkoolit dhe të mos shoqërohej në komisariat.

Ndërsa dy pasagjerët kanë mundur të largohen por janë identifikuar dhe shpallur në kërkim dhe konketisht shtetasit  A. S., 22 vjeç dhe A. D. 30 vjeç, banues në Bulqizë, të cilët kanë goditur punonjësit e policisë duke u shkaktuar dëmtime trupore, me qëllim që  mos shoqërohej në Komisariat drejtuesi i automjetit.”- njofton policia.

Materialet proceduriale iu  referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprat penale ” Goditje për shkak të detyrës”, “Kundërshtimi me forcë i punonjësit të policisë”, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

4 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

5 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

15 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

1 ditë ago