“Rehatia” suedeze, qasja ndaj koronavirusit pa izolim dhe thuajse në normalitet

Të gjithë i befasoi qasja ndryshe e Suedisë, edhe pse në luftë me Covid-19. Pa izolim dhe thuajse në normalitet, suedezët besojnë se do ia dalin.

Një pjesë e fëmijëve shkojnë si normalisht në shkollë, aktivitetet dhe biznesi vijon, ndërkohë që politika e strategjia shëndetësore suedeze sugjeron se distancimi social nuk është një rregull i ri e as i nevojshëm për t’u imponuar, është një mënyrë jete për ta, që nëse do të kishte trysni, do të jepte ndoshta kundërefektin.

Mbi 900 viktima e rreth 11 000 të prekur, por kjo nuk e ka stepur politikëbërjen suedeze. A2 pati mundësinë që të mësojë më shumë për rutinën suedeze falë Klev Diamantit, kërkues shkencor në Universitetin e Upsalës në Suedi, i cili na e hap vizionin për këtë pasivitet masash dhe rehati suedeze.