Ushtria ruse gjatë ditës së djeshme ka humbur katër fluturake, që është një rekord kur bëhet fjalë për humbjet në një ditë që nga fillimi i luftës në Ukrainë.
Sipas disa mediave ruse dhe atyre ukrainase, rusët gjatë ditës kanë mbetur pa bombardues Su-34, aeroplanin luftarak Su-35 dhe dy helikopterë transportues Mi-8, transmeton Telegrafi.
Për rrëzimin e aeroplanit luftarak Su-34 dhe helikopterët rusë, ka raportuar agjencia ruse e lajmeve TASS, që theksoi se fluturaket janë rrëzuar në rajonin rus Bryansk.
“Aeroplani u rrëzua në afërsi të kufirit ukrainas. Akoma nuk dihet nëse anëtarët e ekuipazhit kanë humbur jetën. Helikopterët gjithashtu janë rrëzuar në këtë rajon, kurse dy anëtarë të ekuipazhit kanë humbur jetën”, shkruan TASS.
Gjithashtu një prej aeroplanëve më të mirë luftarak rus Su-35 është rrëzuar gjithashtu në rajonin e Bryansk.
Për rrëzimin e fluturakeve ruse është deklaruar edhe këshilltari i presidentit ukrainas Mikailo Podolyak, i cili tha se fluturaket kishin për qëllim të realizonin sulme në Ukrainë.
Lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, 56 vjeç, i cili mori detyrën pas…
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka shpërndarë në “X” një video te tij teksa blen kafe…
Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka folur për statusin e gjuhës shqipe dhe…
Një shefe e operacioneve të skuadrës, e cila kohët e fundit kishte fituar krahët si…
Nga sot, më 15 mars, ka nisur zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe i…
Policia njofton se të shtunën në Pollatë të Podujevës janë arrestuar tre të dyshuar, të…