LAJME

Rëndohet situata, tre herë në ditë deri nga 3 orë reduktime, KEK thotë s’ka prishje të reja

Reduktimet me energji elektrike janë ashpërsuar dukshëm.

Qytetarët kanë raportuar se në kryeqytet dhe qytetet e tjera të vendit sot, gjatë ditës, ka pasur reduktime deri tri herë në ditë, madje edhe treorëshe.

Një gjë e tillë mund të konfirmohet edhe nga aplikacioni digjital “EKesco” [në të cilin jepen njoftimet për reduktime] ku rezulton se ka pasur njoftime për reduktime treorëshe dhe deri në tri herë në ditë.

Por, një gjë të tillë nuk e pranojnë në KEDS, që është përgjegjës për distribuimin me energji elektrike.

Margarita Rashiti, zëdhënëse në këtë kompani, ka thënë se reduktimet vazhdojnë të jenë ashtu siç kanë qenë edhe më herët – nga dy orë në ditë.

“Nuk kisha me thënë që reduktimet janë tri herë në ditë, por për shkak të konsumit të madh jemi të detyruar të bëjmë diçka. Reduktimet po vazhdojnë të jenë ashtu siç kanë qenë me nga dy orë”, tha ajo.

Ndërsa zëdhënësi i Korporatës Energjetike të Kosovës, Skënder Bucolli ka konfirmuar se po vazhdojnë të punojnë me të njëjtin ritëm dhe nuk ka asnjë prishje të re që do të shkaktonte më shumë reduktime.

Ai ka thënë se së shpejti pritet që të kthehen në funksion blloqet e rëna çka do të përmirësonte situatën e furnizimit me energji elektrike në vend.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

14 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

3 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

6 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

8 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

23 orë ago