Artisti i madh shqiptar Reshat Arbana propozohet për titullin “Qytetar Nderi”, nga Bashkia e Tropojës. Një lajm të tillë e ka bërë të ditur vetë kryetari i kësaj Bashkia, Rexh Byberi i cili shkruan se përgjatë këtyre 5 dekadave në skenë u ka dhënë shumë popullit shqiptar.
“Ju bej me dije se sot ne cilesine e Kryetarit te Bashkise Tropoje i propozova Keshillit Bashkiak akordimin e titullit “Qytetar Nderi” artistit te madh Reshat Arbana.Me lojen e tij kinematografike e teatrore mbi 5 dekada ky artist-ikone ka portretizuar karakteret me te spikatura te treves tone! Eshte nder dhe kenaqesi qe simboli i pashoq i Isa Boletinit te jete qytetari me i ri i Tropojes dhe te strehohet perjetesisht ne kujtesen tone“, shkruan Byberi.
Ndër rolet më të spikatura në fil të Armabës janë: Samiu tek Fije që priten 1976, Prefekti tek Gjeneral gramafoni 1978, Bimbashi tek Liri a vdekje 1979, Isa Boletini tek Nëntori i dytë 1982, Ahmeti tek Dora e ngrohtë 1983, Adnani tek Hije që mbeten pas 1985, Aliu tek Binarët 1987, Emili tek Rikonstruksioni 1988, Kuke Memini tek Balada e Kurbinit 1990. Për rolet e Dajlan Beut tek Kush vdes në këmbë 1984 dhe Kryetarit të Këshillit tek Kur hapen dyert e jetës 1986 ka fituar Medalionin e Festivalit të Filmit më 1985 e 1987.
Në maj 2004 u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar me rolin e protagonistit në dramën Streha e të harruarve.
Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…
Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…
Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…