POLITIKE

Fatmir Sejdiu: E kam thirrur Isa Mustafën, më është betuar në kokë të fëmijëve

Fatmir Sejdiu: LDK ka humb zgjedhjet, Isa Mustafa duhet të jap dorëheqje, por edhe Lutfi Haziri dhe Muharrem Svarqa

Ish-presidenti i Kosovës, njëherit ish-kryetar i LDK-së, ka thënë se kjo parti që ka udhëehequr dikur ai ka humbur në zgjedhjet e fundit, e për këtë ai fajin ia lë liderit, Isa Mustafa.

“I pari që përgjigjet është lidershipi, Isa Mustafa dhe lidhet me mandatin e tij, ai ka dhënë deklarata për fitoren dhe garancën për fitoren dhe ai ka ndërtu strukturën e LDK-së në garë. Edhe LDK duhet ta mbajë mend këtë punë. Përgjigjësi kanë edhe kanditatër për komuna, psh. Lutfi Haziri, Muharrem Svarqa, po ashtu zbritje në komuna. Ka zbritje të elektoratit në krahasim me zgjedhje të mëhershme. Mendoj që ata që kanë humb, duhet të jepin dorëheqje”, ka thënë Sejdiu në Debat Plus, përcjellë Indeksonline.

Ai madje ka thënë se vazhdimisht ka pasur fushatë kundër tij, e kjo është bërë pikërisht nga Isa Mustafa, ndonëse ai i është betuar në kokë të fëmijëve të tij.

“E kam thirr tri herë në kabinetin tim për të biseduar për fjalët që mund të kem ambicie dhe është betu në kokën e tij.

“Fushatë ka pas kundër meje, nga njerëzit që ai ka moblizu, një strukturë e gjerë, por edhe jashtë LDK-së, orkestrim me njerëz të paguar, dhe kanë ća gërmazin para selisë së LDK-së”.

Iu them që ka qenë një pjesë e faktorit ndërkombëtar që e kanë mbështet Mustafën, për shkak të qëndrimeve që nuk i ndryshoi, për gjashtë pikëshin”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

2 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

11 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

1 ditë ago