Pas Durrësit, përmbytjet duket se kanë prekur Vlorën, ku reshjet e vazhdueshme të shiut gjatë gjithë pasdites dhe mbrëmjes së të shtunës kanë shkaktuar problematika.
Nën ujë e të kalueshme me vështirësi janë rrugët e lagjes Pavarësia në qendër të qytetit, kryesisht ato që lidhin aksin e Trasballkanikes me Bulevardin Vlorë – Skelë, të cilat përmbyten për shkak të disnivelit.
Rruga e Portit është e kalueshme vetëm me fuoristrada dhe jo me mjete të vogla, ndërsa nën pushtetin e ujit janë edhe aksi i njohur si “Albano e Romina” apo dhe kryqëzimi i ish-Shkollës së Naftës në lagjen “28 Nëntori”.
Pavarësisht angazhimit të ndërmarrjes së shërbimeve publike dhe pompave të hidrovorit që punojnë më kapacitet të plotë, intensiteti i reshjeve po rikthen përmbytjet në qytetin bregdetar.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…