Vijon puna për restaurimin e kalasë së Bashtovës në Rrogozozhinë. Në një postim në Facebook, teksa publikon pamje, kryeministri Edi Rama, shkruan se ky investim do ta kthejë këtë kala në një nga destinacionet më të vizituara të trashëgimisë tonë kulturore.
“Mirëmëngjes, dhe nga Kalaja unike e Bashtovës në Rrogozhinë, ku vijon puna për restaurimin e saj, për ta kthyer shumë shpejt në një nga destinacionet më të vizituara të trashëgimisë tonë kulturore, ju uroj një diel të qetë,” shkruan Rama krahas pamjeve.
Kalaja e Bashtovës është ndërtuar në shekullin XV. E ngritur pranë fshatit të Vilë-Bashtovës në një distancë prej 3-4 km, në veri të grykëderdhjes së lumit të Shkumbinit, nga muret e kalasë mund të vëzhgosh bregdetin që nga Gjiri i Durrësit e deri në Divjakë e Karavasta.