Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, tha se Kosova ka një numër të mjaftueshëm votash për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës (KiE), duke pasur parasysh numrin e vendeve në këtë organ që e kanë njohur Kosovën.
“Kur bëhet fjalë për vendet që e kanë njohur Kosovën, jemi në pozitën më të keqe në Evropë”, ka thënë Daçiq në një intervistë për gazetën Politika, duke shtuar se kërkesa për pranimin e Kosovës nuk është aktivizuar në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës dhe se Irlanda nuk e bëri këtë gjatë presidencës së saj, përcjell Danas.
Sipas tij, Kosova në thelb nuk do të kishte të drejtë të jetë anëtare e Këshillit të Evropës sepse siç tha ai “nuk është bërë anëtare e OKB-së dhe vetëm shtetet mund të jenë anëtare”.
I pyetur nëse Serbia mund të bëjë lëvizje dhe të tërhiqet nga ai organ, kryediplomati serb tha se “është e nevojshme të vlerësohet se cilat janë interesat e Serbisë dhe se Serbia nuk do të pajtohet me pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”.
“Përveç shtetësisë si kusht formal, ata nuk i plotësojnë fare kushtet politike për të qenë kandidat”, tha Daçiq.
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…