POLITIKE

Reuters pretendon se Trump tani mund t’i ofrojë një marrëveshje tjetër për mineralet e Ukrainës

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump mund të përpiqet të arrijë një marrëveshje të thjesht për mineralet me Ukrainën, në mënyrë që të finalizojë shpejt një pakt dhe më pas të negociojë kushtet e detajuara, siç është pjesa e burimeve të mëdha të Ukrainës që do t’i përkiste SHBA-së.

Kjo vjen pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, javën e kaluar refuzoi një propozim të detajuar nga SHBA, sipas të cilit Uashingtoni do të merrte 50 për qind të mineraleve kritike të Ukrainës, duke përfshirë grafitin, uraniumin, titanin dhe litiumin, raporton reuters.

Ky episod tregoi qartë se arritja e një marrëveshjeje të plotë do të kërkojë kohë, thanë burime të informuara, por presidenti amerikan, Donald Trump, dëshiron të finalizojë një pakt me Ukrainën përpara se potencialisht të aprovojë ndihmë të mëtejshme ushtarake për Kievin ose të ndërmarrë hapa drejt ndërmjetësimit të negociatave formale të paqes midis Ukrainës dhe Rusisë për t’i dhënë fund luftës trevjeçare të nisur nga pushtimi i Moskës.

I dërguari i Trumpit për Ukrainën, Keith Kellogg, ndodhet këtë javë në Kiev për të diskutuar parametrat e paktit të rishikuar dhe atë që Ukraina do të merrte në këmbim të nënshkrimit të tij. Zelensky ka deklaruar se do të takohet me Kelloggun të enjten dhe se për Ukrainën është thelbësore që ky takim dhe bashkëpunimi i përgjithshëm me SHBA-në të jenë konstruktivë.

I pyetur nëse zyrtarët amerikanë do të vazhdojnë të insistojnë për një marrëveshje, një këshilltar i Trumpit, i cili kërkoi të mbetej anonim, tha për Zelenskyn se “absolutisht, duhet ta sjellim këtë djalë përsëri në realitet”.

Presioni për arritjen e marrëveshjes vazhdon pavarësisht hendekut në rritje midis Trumpit dhe Zelenskyt.

Të mërkurën, Trump e quajti presidentin ukrainas një “diktator pa zgjedhje” pasi Zelensky deklaroi se Trump ishte i bllokuar në një “flluskë dezinformimi ruse”, si përgjigje ndaj pretendimit të liderit amerikan se Ukraina kishte nisur luftën.

Shtetet e Bashkuara kanë ofruar dhjetëra miliarda dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën në tre vitet e fundit, dhe Trump ka thënë se investimet amerikane në mineralet ukrainase mund të sigurojnë që “në një formë apo tjetër, ne do ta kthejmë atë para”.

Ai ka propozuar që Kievi t’i japë SHBA-së koncesione për nxjerrjen e mineraleve me vlerë 500 miliardë dollarë si një mënyrë për të njohur ndihmën e Uashingtonit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

1 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

2 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

2 orë ago
  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

4 orë ago
  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

6 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

6 orë ago