POLITIKE

Mbështeti Erion Veliajn, Arben Derhemi i del në mbrojtje Robert Ndrenikës pas reagimeve në rrjet

Aktori Arben Derhemi ka reaguar lidhur me komentet negative që kanë vërshuar në drejtim të Robert Ndrenikës, i cili pak ditë më parë i doli në mbrojtje Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pasi ky i fundit përfundoi në qeli.

Derhemi thotë se nuk mund të kryqëzohet një artist aq i madh për një deklaratë, pasi Robert Ndrenika nuk ka asnjë interes financiar për t’i dalë në krah Veliajt.

Reagimi i plotë:

Të merreshe me art, kulturë, shkencë apo dije, ishte sakrilegj në mesjetën e largët dhe në Kinën e Revolucionit Kulturor.

Të jesh artist, këngëtar, shkrimtar, në Republikën e Portaleve Shqiptare është pothuajse e njëjta gjë. Nuk vlen të kesh gëzuar një popull të tërë, duke dhënë edhe pjesë të rëndësishme të shpirtit tënd të brishtë prej artisti. Të kesh dhënë pjesë të vlefshme të jetës tënde për të lumturuar një komb me shumë halle, e varfëri.

Nuk vlenka të kesh mbajtur gjallë shpresën duke qenë pjesë e historisë së tij. E memories e cila për fat të keq, tretet dhe humbet kur futet në mes tifozlleku i shëmtuar politik dhe gjenetik, i mosmirënjohjes dhe i shumëzimit me zero i gjithçkaje, për motive politike.

Si mundemi ne shqiptarët, të jemi kaq gjakatarë të skajshëm, që gjejmë forcën të kryqëzojmë në mënyrë mesjetare një artist kaq të madh, që ju dha kaq shumë gëzim në jetët tuaja. E pse?! Sepse mendon në mënyrën e tij. Aq më tepër, që tashmë, s’ka asnjë interes monetar dhe as nevojë politike për të mbështetur dikë…

Hale me portale! Mjeranë me patentë gazetari! Gjobaxhinj pa dinjitet! Njerëz të vegjël shpirtngushtë dhe meskinë, që helmoni çdo ditë duke gatuar ushqim qensh, për të gjithë hienat pa shtyllë kurrizore që masturbohen duke lëçitur mynxyrat që nxirrni nga shpirti. Që i madhi Zot, përveç shëmtisë fizike, si për ironi, ju veshi edhe atë shpirtërore.

Mjaft linçuat emra artistësh, këngëtarësh, shkrimtarësh, studiuesish, të cilët ju kanë ushqyer me art dhe kulturë gjatë gjithë jetës. Dhe s’kanë konsumuar asgjë të paligjshme apo të pisët, që të përmenden në portalet tuaja të neveritshme dhe perverse, përveçse janë robtuar për t’ju afruar pak art, e për t’ju zbutur sado pak shpirtin tuaj të pashpresë dhe të helmuar tashmë.

Pavarësisht opinioneve të tij personale, bindjeve apo mendimeve që ka, Robert Ndrenika, ka qenë dhe do të mbetet një ikonë unikale dhe e papërsëritshme, e artit shqiptar. Një vlerë e këtij kombi, me kontribut të jashtëzakonshëm si pak të tjerë. Ndërsa për mjeranët ditëzinj, që dinë vetëm të jargaviten me pështymën e ligësisë dhe vjellin kundër tij, kam vetëm neveri dhe mëshirë. Ju ruajt i madhi Zot!


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

7 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

12 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

22 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

22 orë ago