I dërguari rus në Ukrainë, Dmitry Kozak, njeriu i besuar i Vladimir Putinit, gjatë ditëve të para të luftës do të ishte përpjekur të ndalonte “operacionin special ushtarak” në Moskë, duke arritur një marrëveshje me udhëheqjen e Kievit, e cila parashikonte heqjen dorë nga anëtarësimi në NATO.
Kjo u zbulua, duke cituar “tre persona të afërt me udhëheqjen ruse”, nga agjencia e lajmeve Reuters, sipas së cilës kreu i Kremlinit refuzoi ofertën, duke vazhduar planet e tij për të aneksuar një pjesë të territorit ukrainas.
Sipas Reuters, Kozak – me origjinë ukrainase – i tha Putinit, se sipas tij marrëveshja e arritur e bëri operacionin ushtarak të padobishëm. Por, pavarësisht se fillimisht i mbështeti negociatat, presidenti rus më vonë i gjykoi të pamjaftueshme koncesionet e Kievit, duke thënë se ai tani kishte zgjeruar planet e tij me qëllimin e aneksimit të pjesëve të territorit ukrainas. Prandaj, marrëveshja u hoq.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e mohoi lajmin, duke i thënë vetë Reuters se “kjo nuk ka të bëjë fare me realitetin. Asgjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë, është një informacion absolutisht i rremë”.
Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar këtë javë se "shumica" e anëtarëve të NATO-s…
Irani ka ekzekutuar tre burra për herë të parë në lidhje me protestat masive të…
Katër punëtorë, tre prej të cilëve shtetas nga Kosova, humbën jetën pasi përgjatë derdhjes së…
Arabia Saudite ka njoftuar se një dronë ka goditur të enjten rafinerinë “Samref” të vendit…
Sipas edicionit më të fundit të World Happiness Report, tri vendet më të lumtura në botë…
Punëtorët e South Pars në Iran po paguajnë një faturë të dyfishtë dhe tragjike, duke…