Valdet Kamberi hoxhë në Correticë, Preshëvë ka bërë një postim në facebook, në të cilin ka treguar se djalin e tij që është në klasën e parë e kanë “ngjyrosur” për festën e “Halloween-it” pa lejen e tij.
Ai po ashtu ka thënë që nëse për festat e Bajramit i veshim vajzat tona me shami do të reagonin të gjithë kurse për fytyrat të cilat i maskojnë nuk reagon askush, shkruan Indeksonline.
Po ashtu Kamberi ka thënë që në fshatin e tyre prodhohen mjaftë kunguj andaj nuk ka nevojë që fëmijët të shëndrrohen në kungull për as edhe një minutë të vetëm sipas tij.
Po ashtu në foton e publikuar nga Valdet Kamberi shihet se si djali i tij është i ‘ngjyrosur’ në fytyrë kurse këtë shkrim në facebook e ka quajtur me titullin “Halloween-i paska mrri edhe në katund”./Indeksonline/.
Postimi i plotë i Valdet Kamberit:
Halloween-i paska mrri edhe në katund!
Ky në foto është djali im Abdurrahmani, nxënës i klasës së parë në shkollën fillore “Dituria” në fshatin Corroticë – Preshevë. Për ata që nuk e dinë unë jam mësues i lëndës fetare në këtë shkollë dhe jam kundër ngjyrosjes së fëmijëve pa lejen e prindit për këtë të ashtuquajtur festë. Në planprogramin e lëndës fetare parashihet përgatitja dhe veshja me rastin e festave tona (dy bajrameve), çka nëse në atë ditë i vëmë shami vajzave?! Do të zgjohej një komunitet i tërë (shoqëria civile, organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, mediat, etj) të reagojë ndaj një veprimi të tillë, nën arsyetimin se kjo është abuzim me fëmijën, shkelje e të drejtave të fëmijës, do të reagonin prindërit: “unë dua ta vesh vajzën time si dua unë, jo si do shkolla, X mësuesi”, etj, ndërkohë që kur këto fytyra të njoma i maskojnë, e shkarravisin nuk reagon askush. Si fshat që jemi toka na prodhon mjaft kunguj, kështu që s’ka nevojë të na shndërroni fëmijën në kungull për as edhe një minut të vetëm!
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…