POLITIKE

Rexhep Qosja pro shkëmbimit të territoreve me Serbinë

Çështja e shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës u rikthye sërish në intervistën që akademiku Rexhep Qosja dha për gazetaren e A2, Alba Alishani.

Sipas shkrimtarit të njohur, edhe pse e vështirë, shkëmbimi i territoreve mund të sillte zgjidhjen njëherë e përgjithmonë të çështjes mes Kosovës dhe Serbisë. Ai shtoi se duhet menduar dhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

“Çështja shqiptarë-serbë nuk zgjidhet lehtë. Serbia nuk lirohet lehtë prej mitologjisë së saj, prej historisë së saj mitologjikë të mesjetës. Shkëmbimi i territoreve do të bënte të mundshme që çështja shqiptarë-serbë, Serbi-Kosovë të zgjidhet përgjithmonë. Shqiptarë janë edhe ata në Luginën e Preshevës, kemi të drejtë të mendojmë dhe për ta për jetën e tyre dhe Serbia po merr territore të banuara me serbë. Ne ja falëm Malit të Zi territorin”, deklaroi Qosja.

Akademiku deklaroi se me shkëmbim territori nuk nënkupton që pjesa që mund të merrte Serbia të prekte pjesë vitale të ekonomisë së Kosovës, duke përfshirë këtu Trepçën dhe Mitrovicën. Këto çështje sipas Qoses do të mund të diskutoheshin më pas nga një ekip ekspertësh.

“Shkëmbimi i territoreve nuk është shpikje shqiptare, nuk është shpikje e serbëve. Është i madh numri i partive serbe dhe i serbëve që janë kundër vendosmërisht shkëmbimit të territorit mes Luginës së Preshevës dhe pjesës veriore të Kosovës. Për shkëmbimin më pas do të merreshin ekspertët. Nuk do të shkonte deri në Trepçë e Mitrovicë. Po mendoj për një vijë kufitare dhe jo për pjesë vitale për ekonominë e Kosovës”, u shpreh për A2 akademiku shqiptar.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

11 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

14 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

14 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

16 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

16 orë ago