Ka ndodhur një moment prekës kur një ushtar ukrainas u ribashkua me djalin e tij të vogël pasi ndihmoi për të çliruar qytetin e tij nga kontrolli rus.
Mediat e huaja tregojnë pamje emocionale ku babai i veshur me rrobat e tij të ushtrisë hedhë armën në tokë dhe gjunjëzohet për ta përqafuar djalin e tij.
Një video tjetër u kap në momentin kur një nënë pa djalin e sajë për herë të parë që kur fshati i saj, Kozcha Lopan, u pushtua nga Rusia gjashtë muaj më parë.
Ajo vrapoi drejt tij duke thënë: “E dija që do të ktheheshit në shtëpi, një nga lulet e mia lulëzoi”, tha ajo ndërsa përshëndeti djalin e saj.
Këto ribashkime u bënë të mundura për shkak të kundërofensive mahnitëse të fundit të Ukrainës, e cila ka rimarrë pjesë të mëdha territori.
Volodymyr Zelenskyy thotë se ushtria e tij ka çliruar një pjesë të madhe të territorit deri më tani këtë muaj.
Megjithatë, pas gati gjashtë muajsh nën pushtimin rus, Izium është lënë kryesisht i shkatërruar.
Rusia konfirmoi tërheqjen e saj, por më parë pretendoi se ushtarët ishin tërhequr si pjesë e një lëvizjeje të planifikuar paraprakisht.
Por Ministria Britanike e Mbrojtjes (MoD) përshkroi një pamje shumë të ndryshme, duke raportuar se si “disa njësi ishin tërhequr nën kontroll”, ndërsa “të tjera u larguan në panik të dukshëm”.
Or Akta, është shtetasi izraelit i cili po qëndron në një vizitë të shkurtër në…
Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar këtë javë se "shumica" e anëtarëve të NATO-s…
Irani ka ekzekutuar tre burra për herë të parë në lidhje me protestat masive të…
Katër punëtorë, tre prej të cilëve shtetas nga Kosova, humbën jetën pasi përgjatë derdhjes së…
Arabia Saudite ka njoftuar se një dronë ka goditur të enjten rafinerinë “Samref” të vendit…
Sipas edicionit më të fundit të World Happiness Report, tri vendet më të lumtura në botë…