Të paktën 20 raste janë evidentuar deri tani nga policia të “lojës” së tmerrshme të nokautit në Nju Jork.
Kriminelët godasin për argëtim, pa asnjë shkak, njerëz të pafajshëm në rrugët apo qendrat tregtare të Nju Jorkut të mbushur me krime.
Rasti më i rëndë ishte kur një burrë në Bronks ishte pranë vdekjes kur u godit me grusht dhe përfundoi pa ndjenja jashtë një restoranti. Policia ka konfirmuar edhe raste të tjera, të cilat janë kapur edhe nga kamerat e sigurisë. Një rast i ngjashëm ndodhi në Bruklin, ku një 36-vjeçar u filmua teksa u godit nga agresori, po ashtu edhe një 74-vjeçare përfundoi në trotuar në fillim të këtij muaji.
“Loja e nokautit është rikthyer. Sulmi ndaj banorëve të Nju Jorkut është real. Ne duhet të jemi të vëmendshëm. Nuk janë vetëm të sëmurët mendorë ata që po i kryejnë këto sulme, por ka edhe individë të zemëruar, kriminelë të pacipë”, u shpreh Michael Alcazar, një oficer në pension. Ai kërkon shtrëngimin e ligjeve për akte të tilla barbare.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Pejë – Kullë – Rozhajë, është…
Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të shkatërrojë gjithë fushën iraniane të gazit…
Or Akta, është shtetasi izraelit i cili po qëndron në një vizitë të shkurtër në…
Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar këtë javë se "shumica" e anëtarëve të NATO-s…
Irani ka ekzekutuar tre burra për herë të parë në lidhje me protestat masive të…
Katër punëtorë, tre prej të cilëve shtetas nga Kosova, humbën jetën pasi përgjatë derdhjes së…