FOTO&VIDEO

Rinia shqiptare në krizë, Dervishi: Po vazhdoi hemorragjia, popullsi jo-shqiptare do ndryshojnë strukturën e popullsisë

Dita e Rinisë përkon me një periudhë tejet kritike për të rinjtë shqiptarë, për të cilët dëshira për të parë një të ardhme jashtë vendit duket e legjitimuar nga mungesa e perspektivës.

Sipas profesorit të sociologjisë Zyhdi Dervishi, ky është sinjali më i keq i mundshëm për vendin, sepse “është çështja më e rëndësishme të shoqërisë shqiptare sot dhe për shumë kohë”.

Sipas tij “hapësira shqiptare është tokë e bekuar nga perëndia, por pasuria më e madhe është ajo e rinisë. Rinia dhe shtresa e mesme kanë qenë gjithmonë faktorët kyç të përparimit të shoqërisë”.

Mundësitë janë, sipas tij, që ata të mbahen brenda, edhe me kushte të mira, edhe pse “vendi i keqmenaxhuar i shndërron shqiptarët në lypsarë të rreckosur”.

Profesori shtron një tjetër problem. “Po vazhdoi kjo hemorragji, do vijnë kombësi jo shqiptare që do të ndryshojnë strukturën e popullsisë, do të ishte humbje për popullin shqiptar. Të rinjtë kanë detyrim ta bëjnë Shqipërinë, më mirë se Zvicra, se hapësira jonë është më e mirë se ajo zvicerane, me pasuri ujore dhe minerare të jashtëzakonshme”.

Ai emocionohet kur kujton gjeneratën e parë të emigrantëve shqiptarë, ku “disa prej tyre ditët e para detyroheshin të vidhnin ushqime për të mbijetuar, por më pas nuk kryenin krime” dhe janë tashmë të integruar në shoqëritë që i kanë pritur.

Ndërkohë të rinjtë tanë të pavlerësuar, me stimuj të pakët për të krijuar klasën e mesme që është e domosdoshme dhe e pranishme në çdo shtet perëndimor, dhe si pasojë pre e veseve dhe deviancës, në kërkim të një pasurie të shpejtë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

11 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

14 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

14 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

16 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

16 orë ago