POLITIKE

Rinumërimi i plotë, në kufi të krizës së re

Së paku edhe dy javë kohë do t’i marrë procesi i rinumërimit të plotë të votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, sipas Eugen Cakollit nga Demokracia në Veprim. E pas kësaj do të rrjedhin afatet e ankesave që në total mund të zgjasin deri në 13 ditë, sipas tij.

Sipas Ligjit për Zgjedhje të Përgjithshme, palët kanë kohë 48 orë që në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa të ankohen për administrimin e numërimit të votave. Ky institucion, sipas ligjit, ka kohë 72 orë që të vendosë për ankesën e pranuar. E subjekti ankues ka edhe një mundësi tjetër ankese – në Gjykatën Supreme, e cila ka kohë pesë ditë për të vendosur mbi ankesat.

Cakolli ka thënë se në skenarin më të mirë certifikimi i rezultateve mund të ndodhë gjatë mesit të shkurtit e në rastin më të keq në fund të muajit apo në fillim të marsit – varësisht prej ankesave.

E 4 marsi është afati i fundit për zgjedhjen e kreut të shtetit e hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Melos Kolshi, nuk përjashton mundësinë që vendi të përballet me krizë të re, pasi sipas Kushtetutës, presidenti i vendit duhet të zgjidhet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual.

“Nuk ka rregullim kushtetues që nëse presidenti i Republikës nuk arrin që të zgjidhet brenda afatit 30 ditë para skadimit të kësaj. Ne nuk kemi ndonjë rregullim kushtetues apo ligjor që vendi e dërgon në zgjedhje, këtu e kemi prapë një krizë që ndoshta nëse ndodh ose nëse gjendemi  në një situatë të tillë, ndoshta do të duhej aktivizimi prapë i Gjykatës Kushtetuese në mënyrë që të na sqarojë se çka duhet vepruar tutje”, ka thënë Kolshi.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare u mbajtën më 28 dhjetor të vitit që shkoi. Në Qendrat e Votimit u numëruan votat e partive po atë ditë dhe dolën rezultatet preliminare.

Nga 29 dhjetori deri më 3 janar, këto vota u verifikuan dhe u numëruan edhe votat e kandidatëve për deputetë në Komisionet Komunale Zgjedhore që janë 38 gjithsej, nga një për secilën komunë. Pastaj në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë numëruar votat e tjera që përfshijnë ato nga jashtë, me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.

Të martën e kaluar, pas pranimit të një raporti ku ishin gjetur abuzime në QKN, KQZ-ja vendosi të çojë në rinumërim të gjitha vendvotimet në 10 komuna e në 28 të tjera nga 10%. Ndërkaq më 19 janar, KQZ-ja vendosi për rinumërim të plotë pas manipulimeve të hasura nga rinumërimi i pjesshëm.

Para daljes në pah të problemeve me abuzimin e votave për kandidatë, KQZ-ja pati paraparë 19 janarin, për shpallje të rezultateve përfundimtare.

Vendi qe një vit është pa institucione mandatplota. Zgjedhjet e shkurtit të vitit që shkoi nuk rezultuan me formimin e qeverisë, e përmbyllja e atyre të 28 dhjetorit ka tejkaluar afatet e parapara.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

2 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

4 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

4 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

8 orë ago