Donald Trump postoi në rrjetin e tij social, Truth, një foto të asaj që ai tha se ishte një mesazh nga presidenti francez Emmanuel Macron.
“Miku im, jemi plotësisht dakord për Sirinë. Mund të bëjmë gjëra të mëdha për Iranin. Nuk e kuptoj çfarë po bën me Groenlandën”, shkruhej në mesazh. “Mund të organizoj një takim të G7 pas Davosit, në Paris, të enjten pasdite. E në këtë kuadër mund të ftoj ukrainas, danezë, sirianë dhe rusë”, vazhdonte postimi i atribuar kreut të Pallatit Elize. “Eja të darkojmë së bashku në Paris të enjten para se të kthehesh në Shtetet e Bashkuara”, përfundon mesazhi i nënshkruar “Emmanuel”.
Burime pranë presidentit francez konfirmuan se përmbajtja e mesazhit të publikuar nga Trump ishte “shumë reale”. Edhe ‘Le Figaro’, shkruajti se presidenti Macron kishte konfirmuar se i kishte propozuar në një “mesazh privat” presidentit të SHBA-ve, Donald Trump të organizonte një samit të G7 në Paris të enjten, më 22 janar, duke përfshirë mundësinë e ftesës për Rusinë përgjatë takimit, një mundësi që do të ishte e para pas gati katër vitesh lufte në Ukrainë.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…