Në vendkalimet kufitare të Kosovës me Serbinë kanë filluar të krijohen kolona dhe pritje të gjatë të bashkatdhetarëve tanë, që po vijnë nga vendet e Evropës Perëndimore për të kaluar festat e fundvitit në Kosovë.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (raporti i orës 19:18) kolona të veturave dhe pritje më të gjata ka në vendkalimet kufitare me Serbinë në Merdar, te Dheu i Bardhë dhe në Jarinjë.
Në vendkalimin kufitar në Merdar, bashkatdhetarët po presin deri në tri orë për të hyrë në vendin tonë.
Ndërsa, në vendkalimin kufitar te Dheu i Bardhë, për të hyrë në Kosovë po pritet deri në dy orë. Kolonat e automjeteve në këtë vendkalim kufitar arrijnë deri në 1km.
Edhe në vendkalimin në Jarinjë po pritet deri në një orë për të hyrë në Kosovë.
Në vendkalimet e tjera kufitare të Kosovës me vendet fqinje nuk raportohet për kolona, pasi pritjet për të hyrë dhe për të dalë nga Kosova janë 03-05 minuta.
Për të përcjellë gjendjen në kohë reale në pikat kufitare klikoni KËTU.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…