Anëtarja e jurisë në spektaklin “The Masked Singer”, Rita Ora, lufton për të mbajtur lotët gjatë një performance shumë emocionale në shfaqjen që do të transmetohet të shtunën.
Ylli i këngës mbetet pa fjalë ndërsa shfaqet mjaft e prekur nga konkursi i këndimit, kur në skenë u shfaq një maskotë e piranjës, prapa së cilës sigurisht fshihet një yll i famshëm – dhe që juria janë të detyruar ta gjejnë se kush është, shkruan The Sun.
Kur dhe pse SHBA-ja e Rusia i prishën raportet …Keni dëgjuar për termat introvert apo ekstrover…A djeg kalori të menduarit? Çfarë thotë shkenca…Rastësi apo fat: Kjo ngjyrë është e vetmja gjë …“Ndaj Bayern Munich nuk është lojë për titull, …
Rita, e cila dukej jashtëzakonisht glamouroze, teksa u pa duke u përballur me lotët ndërsa kishte zgjedhur një pamje të veçantë me makijazh sysh të zbukuruar me bizhuteri që përshtateshin me fustanin e saj të mahnitshëm.
Pas dëgjimit të interpretimit të një kënge të Harry Nilson, “Can’t Live If Living Is Without You” nga ylli misterioz i fshehur pas maskotës, Rita mbeti thuajse pa fjalë. Kur u pyet nga prezantuesi i shfaqjes për mendimet e saj, Rita tha: “Wow! Ishte kaq bukur, po lotoj! Vërtet nuk mund ta besoj që po qaj për një Piranjë”.
Kolegët e saj në juri qeshën me situatën e pazakontë, ndërsa Jonathan Ross bëri shaka duke thënë: “Epo, ti je alergjike ndaj peshkut!”. Me vetëm dy rrethe të mbetura deri në fund të konkursit, konkurrenca është në pikën më të lartë, me këngëtarët misterioz që bëjnë çdo gjë të mundur për të kaluar në finalen e madhe.
Duke u bashkuar me Ritën dhe kolegët e saj të jurisë – Jonathan, Davina McCall, Mo Gilligan – do të jetë edhe mbretëresha e emisioneve të mëngjesit, Lorraine Kelly. Lorraine do të rikthehet si gjykatëse mysafire për të vlerësuar konkurrentët e mbetur.
Deri më tani, fansat kanë spekuluar mbi identitetin e personit që fshihet pas maskës së Piranjas. Shumë prej tyre mendojnë se Piranja është Danny Jones nga McFly. Ata argumentojnë se e kanë “zbuluar” atë falë disa detajeve, si për shembull gruaja e tij që ka qenë ‘Miss Anglia’, albumi i McFly “Motion in the Ocean”, dhe fakti që ai këndoi një këngë të Michael Bolton duke i referuar qytetit Bolton nga është Danny.