LAJME

Vrasja e ekonomistit në Kurbin, policia: Objektivi i atentatit ishte pronari

Objektivi i atentatit ku mbeti i vrarë ekonomisti i firmës së inerteve ka qenë pronari i firmës me iniciale A.GJ, 51 vjeç, i cili mbeti i plagosur në ngjarje. Kjo u konfirmua nga zëvendës drejtori i Policisë në Lezhë, Gentjan Berberi, sipas të cilit pista kryesore e hetimit është ajo e konflikteve dhe mosmarrëveshje të pronarit. Në një deklaratë për mediat nga vendngjarja, ai tha se ka të lëvizjes së autorëve me një mjet.

“Sot rreth orës 07:00 është njoftuar se është qëlluar me armë zjarri është tentuar të vritet shtetasi A.GJ, 51 vjeç. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka humbur jetën S.M, 75 vjeç. Është ngritur grup hetimor i posaçëm për ngjarjen, kemi ndihmën e departamentit të policisë kriminale me ekspertë të fushës. Jemi në hetimet e para.

Dyshohet paraprakisht se është qëlluar me automatik. Ka të dhëna për lëvizje të autorëve me një mjet. Po hetojmë të gjitha konflikte mosmarrëveshjet që ka personi i cili është tentuar të vritet. Objektivi i atentatit është personi që ka mbetur i plagosur dhe është në gjendje të mirë”- tha Berberi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

46 minuta ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

2 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

12 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

21 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

1 ditë ago