FOTO&VIDEO

Ritet satanike zënë vend në Shqipëri

Në Shqipëri deri më tani 4 persona kanë humbur jetën në rrethana misterioze, ndërsa vetëflijimet në disa raste kanë shtuar dyshimet, por asnjëherë të zbardhura nga Policia. Rasti i parë që tronditi opinionin publik ishte ai i familjes Josufi në Kombinat, ndërsa nga ajo që u publikua në media është se familja po ndiqte një rit vetëflijimi e që më pas do bënte ringjalljen. Nëna dhe vajza e saj humbën jetën, ndërsa vajza tjetër e familjes Josufi u arrit të shpëtohej në gjendje të rëndë.

Ndonëse në atë kohë policia hetoi rastin e nga të dhënat e grumbulluara doli se familja vizitohej nga persona të tjerë të cilët kryenin rite e nuk u identifikuan kurrë, por edhe vetë hetimet nuk arritën në konkluzion se çfarë ndodhi me të vërtetë. Së fundmi, ritet e më konkretisht ato satanike janë bërë një trend në rrjetet sociale.

“Ka pas një problematikë, janë 4 viktima që dyshohet se kanë rënë viktima të këtyre ritualeve. Këto grupe nuk kanë frikë për asgjë, madje kanë dalë hapur duke përdorur rrjetet sociale. Ju japin instruksione si mund të thërrasin shpirtrat dhe demonët, kjo është shumë e rëndë”, thotë për A2 CNN Ervin Karamuça, profesor i Kriminologjisë në fakultetin e Drejtësisë

“Këto grupe nuk kanë frikë për asgjë, madje kanë dalë hapur duke përdorur rrjetet sociale”, thotë Ervin Karamuça, profesor i Kriminologjisë

“Ato kanë arritur deri aty sa të jenë publike nga njëra anë dhe nga ana tjetër të instruktojnë dhe se si të komunikoni me demonët. Një rast është ai i Asmodeus ose “demonit mbret”, që ruajti të gjitha thesaret në ferr.

Pas një përshkrimi të gjatë të demonit të rrethit të 5-të, në faqen në rrjetin social me emrin “Fuqia e Magjisë”, shpjegohet dhe se si mund të kryhet një ritual dhe sendet që nevojiten për ta bërë këtë.

“Kemi një vakum legjislativ deri më tani për t’i dënuar. Shumë shpejt do të ngrihet një grup punë për ritet okulte, mund të parashikohet edhe në kodin penal ndëshkime për këto lloje ritualesh, por ndërkohë këto duket sikur nuk kanë frikë, prandaj i bëj apel që të ketë vigjilencë të lartë nga familjet, që të rinjtë mos të bien pre e këtyre ofertave”, shton profesori.

Pak kohë më parë një 23-vjeçare ndërroi jetë në Tiranë në rrethana misterioze. Në trupin e 23-vjeçares Evgjeni Baxho u gjetën simbole të dyshuara të ritualeve satanike, edhe pse u tha se shkak i vdekjes ishte infeksioni në dhëmballë. Ndonëse në Shqipëri nuk ka asnjë rast të dokumentuar të këtyre riteve, fare thjeshtë ato gjenden dhe në rrjete sociale, ndërsa ekspertët apelojnë që organet të hetojnë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

9 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

17 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

20 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

22 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago