Tashmë afër 200 persona po qëndrojnë në izoluar në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, e cila po shfrytëzohet si karantinë, për personat që po vijnë nga shtetet e tjera.
Në mesin e këtyre personave është edhe këngëtari Robert Berisha, madje ky i fundit sonte ka performuar në dhomën ku po qëndron, por që ai s’ishte i vetëm.
Në dhomën e tij, ai ka pasur afër 10 mysafirë, në kohën kur po bëhet apel që të ruhet distanca dhe mos të qëndrojmë në grupe.
Në lidhje me këtë në emisionin Debat Plus ka reaguar edhe mikrobiologu i njohur, Lul Raka.
Ai ka thënë që kjo s’është karantinë, ndërsa potencoi se pikërisht në këtë karantinë doli një i ri me koronavirus.
“Kjo është karantinë, por me vepër jo. Është rrezikim sepse nga informatat që kanë edhe ata një nga udhëtarët nga Ferizaji rezuloi me pozitiv.
Rregullat e distancës vlejnë kudo edhe në karantinë duhet respetuar”, ka thënë Raka.
Derisa ai gjithashtu tha se për të gjithë të ardhurit nga shtetet që janë të prekura nga pandemia koronavirus, duhet të izolohen apo të mbylllen në dhomë sepse po rrezikoni të dashurit tuaj.