Në një mesazh për Kryeministrin Britanik, Boris Johnson, , Macron kërcënoi të mbyllte kufijtë francezë me Mbretërinë e Bashkuar nëse Londra nuk merr masa drastike për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.
Nëse Johnson vazhdonte të mos merrte asnjë masë për të ndaluar përhapjen e pandemisë së koronavirusit në territorin britanik, Franca nuk do të kishte zgjidhje tjetër përveçse të refuzonte hyrjen në territorin e saj për të gjithë udhëtarët nga Mbretëria e Bashkuar dhe për ta konsideruar atë si një vend të tretë. Dhe të gjitha vendet e tjera evropiane do të kishin bërë të njëjtën gjë, çka do të ishte një lajm shumë i keq për ekonominë britanike dhe politikën e “neglizhencës” të ndjekur nga Boris Johnson.
“Ndërsa vendet evropiane kanë vendosur kufizime për të frenuar përhapjen e koronavirusit, Mbretëria e Bashkuar po e merr me lehtësi këtë epidemi,” njoftoi Reuters. Pasditen e së Premtes, Boris Johnson urdhëroi restorantet, teatrot, kinematë dhe klubet sportive të ndërpresin operacionet për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit.
“Ky vendim u mor nga Johnson pasi Macron e kërcënoi atë të Premten e kaluar në mëngjes për të mbyllur kufirin francez me Mbretërinë e Bashkuar nëse ai nuk merr masa shumë të rrepta për të parandaluar përhapjen e koronavirusit”, shkroi e përditshmja franceze La Liberation duke cituar burime në Élysée. “U desh të kërcënojmë qartë në mënyrë që ai më në fund të lëvizte,” pohojnë në Pallatin Elysée.
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…