Rrahja e pesë të rinjve në Prishtinë: Zbulohet identiteti i tyre, përfundojnë në ndalim policor

Një përleshje fizike ka ndodhur të dielën në rrugën “Basri Canolli” në Prishtinë, ku janë përfshirë pesë persona, që u kapën mes vete për motive ende të panjohura. Të dyshuarit përfunduan në QKUK si pasojë e lëndimeve, ndërsa më pas u arrestuan, teksa janë sekuestruar edhe armë e dhjetëra fishekë.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije për Sinjalin se pesë personat e dyshuar për këtë rast janë:

Milaim Berisha,

Leutrim Berisha,

Florian Berisha,

Florim Berisha dhe

A.B. (i mitur).

Të njëjtit janë dërguar në spital për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe më pas janë shoqëruar në stacion policor. Ndaj tyre, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit për veprën pjesëmarrje në rrahje.

Njëri nga personat e dyshuar, ngarkohet edhe me veprën Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve, pasi në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar:

– një pushkë gjuetie armë

-një pistoletë

-dy karikatorë

– 63 fishekë etj.