LAJME

“BBK News” tallet me masakrën e Reçakut: “Walker viziton Anfield

Grupi i njohur sarkastik në Facebook “BBK News” ka bërë një tallje monstruoze dhe krejtësisht të papranueshme që lidh një nga masakrat më të rënda të luftës së Kosovës që tronditi botën, atë të Reçakut me fitoren e thellë të Liverpoolit ndaj Manchester United.

Pasi ekipi i futbollit Liverpool mposhti me rezultat bindës sot ekipin Man. Utd në stadiumin e saj Anfield Road, në grupin “BBK News” u postua një fotografi e montuar e ambasadorit të OSBE-së në stadiumin “Anfield” duke shkruar me tallje “William Walker viziton Anfiel pas masakrës”.

Ajo që e bën edhe më shqetësuese talljen është fakti se postimi ka marrë qindra pëlqime deri më tani.

Ambasadori i OSBE, William Walker kishte vizituar fshatin e Reçakut menjëherë pas masakrës ku kishin mbetur të vrarë në mënyrë çnjerëzore 45 njerëz.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

SPAK sekuestron edhe hotelin e famshëm me 5 yje në Jalë

Ky që shihni në foto është hoteli Zig Zag në Jalë, që është sekuestruar sot…

1 orë ago
  • POLITIKE

Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka dhënë një intervistë për revistën italiane ‘Vanity Fair’ me gazetaren…

21 orë ago
  • KRYESORE

SHBA-ja paralajmëron “përshtatje të kontributit” në KFOR

Shtetet e Bashkuara pritet të bëjnë ndryshime në kontributin e tyre në misionin e NATO-s…

1 ditë ago
  • BREAKING NEWS

Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se marrëveshja mes SHBA-së…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Ish-pjesëtari i ISIS-it dënohet për spiunazh në favor të Serbisë

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar ish-pjesëtarin e ISIS-it, Hysri Selimi, me gjashtë vjet…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Bien çmimet e naftës pas njoftimit të marrëveshjes SHBA-Iran

Çmimet e naftës ranë në Azi të hënën pasi Pakistani, i cili ka ndërmjetësuar përfundimin…

2 ditë ago