FOTO&VIDEO

Rrahja masive në Trudë, sipas dëshmitarëve ndodhi për shkak të komunikacionit

Një rrahje masive ka ndodhur të shtunën në hyrje të autostradës “Ibrahim Rugova” në fshatin Trudë që lidh Podujevën dhe Prishtinën.

Një dëshmitar i tha Klan Kosovës se e gjithë situata filloi kur tri vetura me tabela suedeze u ndalën në vendngjarje për të filluar një përleshje me disa punëtorë që po pushonin në atë pjesë të rrugës.

Sipas të njëjtit, të tri automjetet u larguan nga vendi i ngjarjes pa ardhur forcat e rendit.

Ndërsa, një nga viktimat i ka thënë policisë se deri tek kjo rrahje ka ardhur pas një mosmarrëveshje në trafik.

“Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes  ku kanë takuar pesë  viktima meshkuj kosovarë të lënduar.  Viktimave në vendin e ngjarjes ju ka ofruar ndihma mjekësore, ndërsa katër prej tyre janë dërguar në QKUK dhe mbeten për tretman mjekësor”, thanë nga policia.

Nga QKUK i konfirmuan televizionit se tre nga të lënduarit tashmë janë liruar, ndërsa vetëm njëri prej tyre është ndalur dhe po trajtohet tek Kirurgjia Vaskulare.

Klan Kosova mëson se tre nga ta vijnë nga qyteti i Klinës, e tjetri nga Malisheva.

“Në vendin e ngjarjes janë gjete dhe sekuestruar një thikë dhe një vegël pune të cilat dyshohet se ishin përdorë në rast, thuhet mes tjerash në raportin policor”.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

7 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

10 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

12 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

24 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

1 ditë ago