Një përleshje ka ndodhur sot te shkolla e mesme “Sami Frashëri” në Prishtinë, mëson Gazeta Sinjali.
Sinjali ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë së Kosovës, Agron Borovci, i cili ka thënë se përleshja ka ndodhur rreth orës 12:30 dhe dyshohet se ka ndodhë mes nxënësve.
Si pasojë e kësaj përleshje, një person ka marrë lëndime dhe është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
“Rreth orës 12:30, kemi pranuar informatën për një rrahje të ndodhur në rrugën “Ibrahim Lutfiu” respektivisht në shkollën “Sami Frashër” në Prishtinë. Nga informatat e para dyshohet për një përleshje në mes të disa personave (dyshohet të jenë nxënës shkolle) ku së paku njeri nga ta ka marrë lëndime dhe është transferuar për në QKUK për trajtim mjekësor. Policia menjëherë ka dale në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin“, tha Borovci për Sinjalin.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…