Disa persona që po qëndrojnë në karantinë në Qendrën e Studentëve, janë përfshirë në një përleshje.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës.
“Rreth orës 23:00, në Konviktin nr. 3, në katin tre dhe katër, ka pasur disa probleme me disa persona që janë vendosur në karantinë aty. Policia ka ndërrmarrë masat e duhura lidhur me rastin.”, ka konfirmuar Krasniqi.
Mësohet se deri të përleshja erdhi si rezultat i neglizhencës, sipas tyre, nga Institucionet e rendit.
Raportohet se personat e pakënaqur që u përfshinë në përleshje janë disa boksier të ardhur nga jashtë të cilët pretendojnë se i kanë mbushur 2 javë në karantinë, por ende nuk po lirohen.
Boksierët besojnë se meritojnë të lirohen sepse kanë nevojë që të stërvitin.