Mjeku i njohur Pëllumb Pipero, i cili ka qenë pranë qytetarëve këto ditë me informacion të përditshëm për koronavirusin bën një parashikim optimist për situatën.
Ai tha se kjo javë do të jetë dhe piku i pandemisë në vend dhe se javën e tretë të prillit numri i rasteve do të bjerë.
Në një lidhje me Neës24, Pipero tha se në Infektiv është normale, e qëndrueshme dhe, edhe pse ka problematika po e përballojmë me përkushtim e profesionalizëm.
“Pritshmëritë tona janë kaluar me rastet e shëruara. Kemi 60-70 të shëruar dhe është një arritje e madhe. Falë masave të marra nga qeveria dhe respektimit nga ana e qytetarëve të masave higjieno-personale, pasojat e pandemisë për fat të mirën uk arritën atë kurbën me majë, të papërballueshme nga strukturat e shëndetësie. E kemi përballuar më së miri deri tani. besoj kështu do shkojë. Besoj që kjo javë do jetë java që tek ne duhet të arrijë pikun, pra numrin e rasteve të reja me COVID. Java tjetër do vijojë me këto ritme dhe në fillim të javës së tretë të prillit, numri i rasteve do bjerë. Krahas rënies së numrit shpresoj të zbuten dhe masat e qeverisë, të fillojë një rigjallërim. Piku besoj do jetë kjo javë”, deklaroi Pipero.
Sa iu përket rasteve me COVID-19 tek moshat e reja, ai tha se janë 3-4 të tillë që sigurisht janë infektuar nga kontaktet. Pipero përsëriti thirrjen për të qëndruar brenda.
“Unë si ju ndjek me vëmendje buletinin e MSH. Janë 3-4 raste tek moshat e reja. Kjo sëmundje ka një periudhë inkubacioni shumë të gjatë. Jo të gjithë rrinë në shtëpi, dikush del. Mjafton të ketë dalë para 2 javësh, 10 ditësh, përmes kontakteve të afërta, dikush e ka marrë. Ndaj vijojmë të themi mos dilni nga shtëpia. Ky virus i prek të gjithë, nuk bën përjashtime”, tha Pipero.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…