Rrëfim i rrallë i Ramadanit: Si i mbajti në shtëpi Thaçin, Veselin e Demaçin në Slloveni në kohën e Rambujes

Studiuesi i mjekësisë alternative, Hetem Ramadani, ka thënë pala shqiptare në Rambuje ka qenë e gatshme të nënshkruajnë marrëveshjen ashtu si iu është ofruar.

“Adem Demaçi, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Agim Qeku e tjerë e të tjerë kans qenë me muaj të tëra dhe ditë të tëra në shtëpinë time”.

“Thaçi në kohën kur ishte ne Rambujie me u nënshkru, në dash të livdohen apo në dash të mos livdohen Thaçi e të gjithë të ata të tjerët që janë edhe s’janë, kanë qenë të gatshëm me e nënshkru Rambujen ashtu si iu është ofruar, potencialisht të gatshëm”.

“Unë për çdo natë i kam marrë ofertat nga Xhavit Haliti dhe shefi i shërbimit sekret të Shqipërisë që ishin Rambuje, për natë deri në ora 3 dhe 4 iu kam thanë jo. Kjo nuk guxon me u nënshkruar”.

“Një ditë me që kisha lidhje me Janez Drnovsek, kryeministrin e Sllovenisë, krejt shërbimin sekret Drnovseki ma dhënë me i ndihmu UÇK-së kjo është e vërteta”.

“Kam shkuar në Rambuje me që kisha njeri në shtëpi, edhe kam qenë këshilltar i disa të tjerëve, në shtëpi e kam pasë Sabit Gecin me iniciativën e Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit kur i kam njoftuar ne 98 merre se kishte një shipk hekuri e kam bërë operacion pastaj ka ndejtur tek unë në shtëpi. Sepse ishte ne gjendje të rëndë”.

“Unë kisha lidhje pra me të gjithë këta i vetmi njeri që nuk kam pas lidhje ka qenë Ramush Haradinaj, që nuk kam fol atë kohë direkt, e kam takuar pasi kam ardh në Kosovë”.

Ai ka treguar më tej edhe momentin se kur është nënshkruar marrëveshja e Rambujes.

“Të gjithë disponimi ka qene unë u kam njoftuar se çka po ofrohet, dhe të gjithë kanë qenë se nuk guxon me u nënshkru. Kështu kam shkuar e kam takuar Kadri Veslein e kam sjell në shtëpinë time, ka qëndruar në Lublan e ka takuar këtë zotriun edhe e pa disponimin”.

“Pastaj doli se Demaçi kishte ikur për shkak të komplekseve të shqiptarëve, unë e kthen në Lublanë. Ku i thash se Thaçi nga Rambuje duhet të kthehet në Lublanë”.

“Erdhi në Lublanë, ja kam sqaruar krejt se kështu nuk guxon të nënshkruhet, atëherë i kemi lidh durt krejt që Rambujeja si e tillë nuk guxon të nënshkruhet.Thaçi shkoi shëndosh e mirë nuk u nënshkrua”.

“Pastaj ndodhi Parisi, pastaj biseda me Demaçin dhe Olbright që isha vetëm unë prezent u komplikua e kan interpretu sikur sot ashtu. E vërtëta është se ky nuk ja ka lëshuar telefonin për 48 minuta, ajo e luti Demaçin që une dhe ai të shkojmë në Paris”.

“Demaçi gaboi unë nuk jam pajtuar që të mos shkohet në Rambuje, i thash shko ti thuaj jo nëse ke argumente. Por jo në telefon nuk i thuhet zonjës së madhe, edhe u shpërnda muhabeti ky iku në Kosovë”.

“Pastaj më kanë thirr mua ministra zëvendëskryeministra që kjo duhet me u nënshkru. Për fatin tonë ndodhi Parisi dhe dihet rezultati, marrëveshja u nënshkrua”.

“U hek 25 mijëshi u vendos zëri i brendshëm di të bëhet një referendum, në ofertat e para nuk ka pasë oferta të tilla do të ishim njëfarë Nishi”,ka thënë Ramadani në Rubikon me Adriatik Kelmendin.