FOTO&VIDEO

Rrëfimi emocionues i familjarëve të Remzijes: 8 ditë nuk kishte ngrënë asgjë

Para 8 ditësh u raportua se një grua 59-vjeçare me emrin Remzije Mustafa ka humbur.

Policia e Kosovës dhe shumë qytetarë gjatë këtyre ditëve kanë qenë të angazhuar për gjetjen e zonjës Mustafa.

Kurse Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Remzije Mustafa është gjetur mbrëmë e gjallë, në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë.

Motra e Remzijes, Ismete Mustafa, në një prononcim për Arbresh.info, ka treguar se gjendja e të motrës është e mirë.

“I ka marrë 20 antibiotikë ka fillua me pasë depresion, nuk ka pasë shqetësim reagim ose agresiv, por është ankuar se ka dhimbje në kokë mbrapa”, tha ajo.

Gjithashtu ajo tregon se gjendja e motrës është shqetësuese e lodhur fizikisht psiqikisht, por që janë të kënaqur që është gjetur e gjallë.

“Dita kur është larguar ka qenë vetëm në ora 4 mbas ditë ajo ka dal për me ble diçka dhe rreth orës 5 ka fillua një shi i madh për me u strehu është afru në një shtëpi dhe pastaj ka humb drejtimin. Dje është gjet ka treguar se ajo nuk e ka ditë kur është ditë ose natë është gjetë rasisht nga një qytetar që ishte duke udhëtuar për Angli ka shku me i gjet një palë këpuca dhe e ka gjet motrën aty. Një komshij i joni e ka vërejt që ajo po vjen afër shtëpisë. Gjenda e tanishme është shqetësuese e lodhur fizikisht psiqikisht dhe ne jemi të kënaqur që është gjallë. Ka mbijetuar me ujë dhe nuk ka ngrënë asgjë, është një familje e mire s’kanë probleme financiare janë fëmijë të afërt me nënën. Ajo për 8 ditë ka qëndruar në të njëjtën shtëpi”, tha ajo.

Ndërsa vajza e Remzijes, Anita Ferati tha se është shumë e lumtur që nëna e saj është gjallë dhe mirë, kurse ka falënderuar ish pjesëtarin e UÇK’së që ofroi ndihmën e tij për ta kërkuar të ëmën e saj.

“Dua të falënderoj të gjithë qytetarët e Prishtinës dhe Kosovës, shokët, shoqet dhe të gjithë rininë që na kanë ndihmua në gjetjen e mamit tem. Gjithashtu falënderoj edhe Ridvan Tahirin i cili ka shpreh vullnetin me ardhë në Prishtinë për me na ndihmu në gjetjen e nënës tonë.”, ka thënë ajo.

Remzije Mustafa u shpall e humbur ditë më parë në Policinë e Kosovës, ku dhjetëra qytetarë dolën vullnetarë për të ndihmuar në kërkimin e saj.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

7 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

10 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

12 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

24 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

1 ditë ago