“Ne nuk flasim, kemi ndërprerë komplet marrëdhëniet”. Kjo ishte deklarata emocionuese e Irina Romanovës për vëllain e saj.
Ukrainasja e cila jeton në Shqipëri dhe zhvillon aktivitetin si guidë turistike tregoi se prej fillimit të luftës nuk komunikon më me vëllain që e ka në Rusi sepse ai nuk e beson luftën që po zhvillohet atje.
Sipas saj është zgjedhje ajo që beson njeriu duke qenë se tashmë ka mundësi të shumta informimi. Romanova tregoi se i kanë treguar vëllait për luftën në Ukrainë dhe sesi bombat kalojnë mbi kokën e tyre, por ai mbështet Rusinë dhe thotë se lufta po bëhet nga vetë ukrainasit.
“Me gjithë familjarët e mi që banojnë në Rusi kemi ndërprerë marrëdhëniet njëherë dhe përgjithmonë,” – rrëfeu ukrainasja.