Dy ish delegatët e Kuvendit të Kosovës, që shpallen deklaratën kushtetuese të 2 Korrikut, kanë qenë mysafir në emisionin Frontal në T7 dhe kanë folur për këtë ngjarje të madhe historike e cila përkundër rëndësisë që ka po lihet në harresë.
Feride Hyseni dhe Xhevat Pllana, kanë rrëfyer për ngjarjen e dy Korrikut 1990 dhe vështirësitë që kanë pasur para kësaj dite.
Hyseni që në atë kohë ishte 43 vjecare ka treguar në Frontal se si para datës 2 korrik kishte qenë edhe një mbledhje e Kuvendit të Kosovës, ku delegatët serbë kishin bllokuar foltoren që të mos i linin shqiptarët të shpallnin deklaratën kushtetuese.
“Ne kemi qenë një. S’kem pas nevojë me i tregu njani tjetrit si me votu. Ne kemi ndejt qutë tan natë. Delegatët serbë e kishin rrethuar foltoren për mos me dal na te mikrofoni”, tregon Hyseni për këtë seancë që ishte mbajtur me 24 qershor dhe kishte vazhduar deri të nesërmen. Edhe në këtë situatë ish delegati Adem Mikullofci, kishte arritur të kthehte humorin tek deputetët shqiptarë.
“Me kujtohet Adem Mikullovci, se ai komik edhe prej profesioni tha “qysh spo i merr gjumi serbët e me dal na me e shpall deklaratën”. Ata e barrikaduan fioltoren, kurse jasht Kuvendi i rrethua në të gjitha anët”, ka thënë Hyseni.
Ish delegatja kujton se si kishin mbetur edhe pa bukë për 24 orë. “Byfenë e mbyllen. As ushqim s’kem pasë fare tan diten e tan natën, nuk ne lejonin me as telefonata. Në një kohë na kanë ndal rrymën, kem ndejt me qira, bile deputetët këndonin këngën Fjalët e Qiriut”, kujton Hyseni këtë ngjarje e cila ishte në prag të shpërthimit popullor.
“Me kujtohet Behxhet Bajraliu ka qenë gazetar, ka kërku deklarata nga depelgatët, ndryshe populluta dojnë mu nis kamë me ju përkrah. Ne një radio u prononcuam, në mesin e tyre kam qenë edhe unë ju kemi thënë se jemi mirë të gjithë, mos gaboni mu nise se ne jemi shëndosh të gjithë. Ne kemi gënjy, sepse ke mujtë me dal prej salle edhe mos me mbërri në shtëpi, me të arresu”, kujton Hyseni.
Kurse Xhevat Pllana duke folur për rëndëinë e kësaj ngjarje historike ka treguar në radhë të parë për sakrificën e grave – delegate.
“Ne i kemi pasë 18 shoqe që muj me thanë motrat tona, janë heronia tona. E kanë kry detyrën më shumë guxim e trimni. Shembull e kem kolegen tonë nga Ferizaj që e ka pasur bebën nër gji, nuk ka dashtë me shku ne shpi të vet, por burri I saj e ka sjellë beben në kuvend me i dha gji. Ka qenë një vendosmëri një rezistencë”, ka treguar Pllana.